Incidenti i Zemajt me qytetarin, policia interviston palët

Një incident fizik ka ndodhur sot pasdite në sheshin Ibrahim Rugova të Prishtinës, rreth orës 15:00.

Policia e Kosovës ka konfirmuar përplasjen dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin. Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në këtë ngjarje është përfshirë deputeti Zemaj dhe një qytetar, të cilët aktualisht po intervistohen nga autoritetet.

Pllana ka theksuar se për momentin palët e përfshira po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa informacione të tjera do të bëhen publike më vonë. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në zonën qendrore të kryeqytetit, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa pritet që të japin detaje shtesë në vijim të procesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *