Osmani jep intervistë për Fox News, ndërsa shfaqen pamje të përplasjes së dy viteve më parë mes VV-së dhe opozitës

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një intervistë për “Fox News”. Intervista u përqendrua në tensionet me Serbinë dhe përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës, ndërsa Osmani theksoi mbështetjen e Administratës Trump në parandalimin e këtyre përpjekjeve. Gjatë intervistës, në sfond u shfaqën pamje nga një përleshje në Kuvendin e Kosovës dy vite më parë, ku përfshiheshin deputetët Besnik Bislimi dhe Mërgim Lushtaku./Express/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *