Ora kthehet pas 60 minuta të dielën në mëngjes

Të dielën do të ndodhë ndryshimi tradicional i orës, ku akrepat do të kthehen një orë pas.

Ky ritëm i përvitshëm zhvillohet gjithmonë në fundjavën e fundit të tetorit, duke përfunduar kështu periudhën e orës verore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke na dhënë mundësinë që të flemë një orë më shumë.

Ky ndryshim i orës është një praktikë e vendosur në Evropë që nga viti 1981, kur u bë ligj evropian. Ideja pas këtij vendimi, që filloi në vitet ’70, ishte për të “zgjatur” ditën, rritur produktivitetin dhe përmirësuar efikasitetin në punë.

Ky sistem do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit, kur akrepat do të lëvizin përsëri përpara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *