Ceremonia e emërtimit të rrugës “Isa Boletini” në Staten Island të Nju Jorkut ka sjellë në pah dallimet në qasjen e dy kandidatëve për Kryetar të Mitrovicës.
Arian Tahiri, kandidat nga PDK-ja, mori një ftesë nga David M. Carr, anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, por e mbajti atë të fshehtë në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Faton Peci, kundërshtari i tij dhe aktualisht Ministër i Bujqësisë, mori një ftesë të ngjashme nga një kongresiste amerikane dhe nuk nguroi ta ndante publikisht në platformën e tij, duke treguar krenari për këtë nderim. Letra e Carr, ku i kërkohej Tahirit të merrte pjesë në ngjarjen që do të mbahet më 30 nëntor 2025, në South Beach, përmbante fjalë të ngrohta për arritjet e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Tahiri dhe Carr duket se kanë një lidhje miqësore, e cila reflektohet në fotografitë e tyre të përbashkëta në Nju Jork.

Leave a Reply