Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në konferencën Berlin Global Dialogue, ku zhvilloi takime që synojnë afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e diskutimeve dhe partneriteteve të reja të krijuara gjatë këtij aktiviteti në Berlin. “Ishte një kënaqësi të marr pjesë në Berlin Global Dialogue këtë vit, ku u realizuan aktivitete të shumta me diskutime të frymëzuara dhe takime të rëndësishme.
Të gjitha këto aktivitete kanë si qëllim të përbashkët: afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian,” shkroi Osmani. Berlin Global Dialogue shërben si një platformë për dialog mes përfaqësuesve politikë dhe biznesorë, duke u fokusuar në zgjidhje politike që ndihmojnë qytetarët, ekonominë dhe të ardhmen.
Ky event është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të promovuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Leave a Reply