Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ka një marrëdhënie shumë miqësore në nivelin personal me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, në aspektin institucional, Rama pranon se ekzistojnë dallime në këndvështrimet mes tyre. Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Rama theksoi progresin e konsiderueshëm që është arritur, duke përmendur projektin madhor të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Në lidhje me akuzat për afërsinë e tij me Serbinë, Rama u shpreh se i kupton etiketimet, pasi ato burojnë nga përjetimet e vështira të popullit të Kosovës. Ai sqaroi se nuk ndikohet nga këto etiketa, pasi është i përkushtuar ndaj së vërtetës dhe atyre që i besojnë.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Rama sugjeroi që Kosova duhet të përmbushë detyrimet unilaterale dhe t’ia lërë topin Serbisë, duke i bërë thirrje Evropës dhe vendeve që ende nuk e njohin Kosovën të veprojnë. Ai nënvizoi rëndësinë e shkëputjes nga varësia ndaj Serbisë.

Leave a Reply