LDK: Kurti të japë llogari për mashtrimet ndaj qytetarëve

Deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për influencën e grupeve parapolitike mbi vendimet e saj politike.

Në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin, Zemaj deklaroi se këto grupe po ndikojnë nga jashtë, pa pasur mandat zyrtar në institucione. Ai theksoi se Dejona Mihali është një nga emrat më të përfolur që drejton fjalimet dhe vendimmarrjen brenda partisë, përfshirë aspektet ekonomike e financiare.

Zemaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të japë llogari për mashtrimin e supozuar lidhur me numrat për formimin e qeverisë. Ai pyeti pse u humbën nëntë muaj të vlefshëm për vendin, ndërsa LDK kishte propozuar një zgjidhje përmes një qeverie kalimtare, që nuk u pranua.

Ai përfundoi duke thënë se LDK nuk do të kërkojë mandatar për qeverinë, pasi propozimi i tyre për një qeveri teknike nuk u mbështet dhe tani është e vonshme dhe e dëmshme për Kosovën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *