Rohde injoron kërkesën e BE-së për të mos e vizituar zyrën, Kurti e falënderon në takimin e lamtumirës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, në një takim lamtumirës. Ky është takimi i parë i një ambasadori me Kurtin pas letrës së BE-së që sugjeron ndërprerjen e takimeve derisa të formohet qeveria e re.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për pesë vitet e shërbimit të Rohdes si ambasador në Kosovë, duke e cilësuar atë si ambasadorin me shërbimin më të gjatë në vend.

Kryeministri ka theksuar rëndësinë e Gjermanisë si partner qendror të Kosovës, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin evropian, duke përmendur gjithashtu bashkëpunimin në fusha të tilla si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit.

Gjatë bisedës, është diskutuar edhe çështja e sigurisë, bashkëpunimi me KFOR-in dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, një arritje gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe Kurtit. Në përfundim, Kurti i ka uruar ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *