Një nënë nga Gjakova njoftoi policinë pasi gjeti dy qese me lëndë narkotike në kuzhinën e saj, që dyshohet se i përkasin djalit të saj të mitur, i cili është përdorues i drogës.
Policia ndërhyri dhe konfiskoi 9.14 gramë të llojit kokainë. Djali i dyshuar u arrestua, por pas intervistimit, dhe në konsultim me prokurorin, ai u lirua duke ndjekur procedurat e rregullta.
Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2025, rreth orës 16:00.

Leave a Reply