Deputetët e legjislaturës së nëntë janë mbledhur sot për të vendosur mbi formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është mandatar për krijimin e ekzekutivit të ri, ka shkaktuar vonesë prej mbi 40 minutash, duke lënë të pranishmit në pritje. Deputeti Hekuran Murati u pa duke zgjatur kokën për të parë nëse Kurti ishte nisur drejt sallës së Kuvendit.
Seanca ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00, por vonesa e Kurtit ka bërë që të gjithë të presin me padurim ardhjen e tij. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Skenari i mundshëm është që, nëse Kurti nuk arrin të formojë qeverinë, Partia Demokratike e Kosovës mund të provojë të marrë përgjegjësinë për krijimin e saj.

Leave a Reply