Albin Kurti, i mandatuari për kryeministër të Kosovës, ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit përbërjen e kabinetit të tij qeveritar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Në mesin e emrave të propozuar për pozicionet ministrore, Glauk Konjufca është emëruar si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Hekuran Murati do të drejtojë Ministrinë e Financave, ndërsa Andin Hoti është caktuar si ministër për Familje.
Ejup Maqedonci do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, kurse Xhelal Sveçla është zgjedhur si ministër i Punëve të Brendshme. Lulzon Jagxhiun është emëruar për Administratë dhe digjitalizim, dhe Avni Zogiani do të kryesojë Ministrinë e Arsimit.
Në fushën e kulturës dhe turizmit, Fatmir Spahiu do të jetë në krye, ndërsa Blerim Gashani është caktuar si ministër i Sportit dhe Rinisë. Rasim Demiri do të drejtojë MAPL, ndërsa Fitore Pacolli është zgjedhur ministre e Mjedisit.
Armend Muja do të udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë dhe Dimal Basha atë të Infrastrukturës. Për komunitete dhe kthimin, Nenad Rashiq është emëruar ministër, ndërsa Sejnur Vej do të drejtojë Zhvillimin Rajonal.

Leave a Reply