Arsenali po tregon formë të shkëlqyer në këtë sezon të Premier League, duke synuar titullin kampion pas mbi dy dekadash.
Në derbin e fundit të Londrës, ata mposhtën Crystal Palace me një fitore të ngushtë 1-0, falë golit të Eberechi Eze në minutën e 39-të, i cili ishte më parë pjesë e ekipit të Palace. Në një tjetër ndeshje të rëndësishme, Aston Villa triumfoi kundër Manchester Cityt me të njëjtin rezultat 1-0.
Goli i vetëm u shënua nga Cash në minutën e 19-të. City kishte barazuar në minutën e fundit me Haalandin, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozicion jashtë loje.
Bournemouth gjithashtu siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Nottingham Forest, ndërsa Wolves dhe Burnley barazuan 2-2. Pas nëntë xhirosh të luajtura, Arsenali kryeson tabelën me 22 pikë, katër më shumë se Bournemouth që ndjek.
Sunderland mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa City dhe Manchester United ndajnë vendet e katërt dhe të pestë me nga 16 pikë.

Leave a Reply