Studiuesi dhe opinionisti Agon Maliqi ka komentuar diskursin e fundit të partisë Vetëvendosje, e cila u kërkoi partive opozitare votën për të vazhduar qeverisjen, pavarësisht mungesës së shumicës.
Maliqi e përshkruan këtë situatë si “absurde dhe satirike”. Sipas Maliqit, Albin Kurti ka humbur shumicën, dhe ky humbje duket se është e pakthyeshme.
Ai thekson se në një demokraci, të fajësosh partitë e tjera për mosvotimin e qeverisë, ndërkohë që nuk është bërë asnjë përpjekje për të negociuar koalicione dhe madje janë fyer kundërshtarët, është një sjellje e çuditshme dhe absurde. Maliqi shton se është e rëndësishme të kuptohet se votuesit kanë zgjedhur ato parti me arsye legjitime, dhe ky lloj qëndrimi reflekton një mendësi arrogante dhe përçmuese ndaj demokracisë.
Ai beson se kjo është arsyeja pse Kurti e ka humbur shumicën në shkurt dhe se situata tani është e pandreqshme.

Leave a Reply