Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke e akuzuar atë për ndërtimin e një profili politik të bazuar në përçarje dhe manipulim.
Ajo theksoi se Kurti ka synuar më shumë sundimin sesa qeverisjen efektive. Çitaku vuri në dukje se Kurti për pesë vite ka sulmuar institucionet gjyqësore, mediat, bizneset dhe sindikatat, duke u përpjekur të kontrollojë çdo sektor që nuk i është nënshtruar.
Ajo shtoi se mënyra e tij e arrogantë e të qeverisurit po vjen drejt fundit, sidomos pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë të dielën. Në përfundim, Çitaku deklaroi se tendencat autoritare të Kurtit janë bërë të dukshme që nga dita e parë e marrjes së pushtetit dhe se të zgjedhurit e popullit tashmë kanë treguar se nuk do të pranojnë këtë qëndrim.

Leave a Reply