Matoshi: Kosova po funksionon, Kurti kundërshton Republikën

Analisti politik Halil Matoshi thekson se institucionet e Republikës së Kosovës vijojnë të funksionojnë pa pengesa, pavarësisht zhvillimeve politike të fundit.

Në një intervistë për emisionin “Adresa” në Kanal10, ai diskutoi situatën aktuale politike dhe qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti. Matoshi shprehu krenarinë për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar se shteti është i qëndrueshëm dhe nuk do të rrëzohet.

“Shteti i Kosovës po funksionon normalisht dhe unë sonte jam krenar me gjyqësorin tonë në të gjitha nivelet,” tha ai, duke shtuar se Kryeministri Kurti ka pasur gjithmonë qëndrim kritik ndaj kësaj republike. Ai përfundoi duke nënvizuar se funksionimi efektiv i institucioneve të drejtësisë dëshmon forcën e shtetit përballë çdo individi apo partie politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *