Kylian Mbappe ka vlerësuar fitoren e Ousmane Dembele në garën për Topin e Artë 2025 si të merituar. Dembele, me një sezon të shkëlqyer, triumfoi duke kaluar talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Pas këtij suksesi, pati shumë reagime nga bota e futbollit, ku shumica përgëzuan sulmuesin e Paris Saint-Germain. Mbappe, gjithashtu, shprehu publikisht urimet e tij për bashkëlojtarin e kombëtares.
“Ousmane Dembele. Ka të bëjë me emocionet, vëlla. E merituar 100 herë”, deklaroi ylli francez i Real Madridit në Instagram. Ndërkohë, Mbappe u rendit i shtati në këtë garë, pas Dembeles, Yamalit, Raphinhas, Mohamed Salah, Vitinhas dhe Achraf Hakimit.

Leave a Reply