Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Riad, Arabi Saudite, pas ftesës nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman.
Ajo po merr pjesë në Future Investment Initiative (FII), një forum i njohur për rëndësinë e tij në fushën e investimeve dhe inovacionit. Ky forum cilësohet si një nga eventet më të rëndësishme në rang global, duke mbledhur figura të shquara nga bota e biznesit dhe politikës.
Në të marrin pjesë drejtues të korporatave të mëdha ndërkombëtare, investitorë të rëndësishëm dhe ekspertë të teknologjisë, të cilët diskutojnë për ide dhe strategji që do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive në të ardhmen, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës.

Leave a Reply