Kriza politike në Kosovë vazhdon të jetë në fokusin e mediave gjermanofone, të cilat e shohin situatën si një përplasje të thellë politike që ka paralizuar vendin për më shumë se nëntë muaj.
Dështimi i Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re ka hapur një fazë të re pasigurie, e cila po ndikohet edhe nga tensionet e brendshme partiake. Sipas gazetës “Berliner Zeitung”, qëndrimi i Kurtit, shpesh i ashpër ndaj kundërshtarëve, e ka bërë të vështirë formimin e një koalicioni, ndërsa Vetëvendosje mbetet forcë e fuqishme politike.
Kjo situatë ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, me Uashingtonin që e ka pezulluar dialogun strategjik, një zhvillim që mund të dëmtojë ekonominë e brishtë të Kosovës. “Frankfurter Rundschau” thekson se bllokada aktuale pengon vendimet kyçe, si buxheti për vitin 2026 dhe ndihmat e BE-së.
Ndërsa “taz” parashikon zgjedhje të reja nëse nuk gjendet një zgjidhje për krizën. Në këtë kontekst, e ardhmja politike e Kurtit mbetet e pasigurt, ndërsa presidentja Vjosa Osmani duhet të marrë vendime të reja.

Leave a Reply