Juventusi njofton largimin e trajnerit Igor Tudor

Klubi i njohur italian, Juventus, ka konfirmuar largimin e trajnerit Igor Tudor.

Vendimi erdhi pas një serie rezultatesh të dobëta, përfshirë humbjen 1-0 ndaj Lazios. Fabrizio Romano, një gazetar i njohur sportiv, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Tudor, i cili kishte marrë drejtimin e ekipit vetëm disa javë më parë.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së Tudor, Juventusi nuk arriti të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet e fundit dhe pësoi tre humbje radhazi, çka ndikoi në renditjen e tyre në Serie A. Klubi pritet të shpallë së shpejti emrin e trajnerit të ri që do të marrë detyrën në ditët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *