Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, e cila është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Megjithatë, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje mbi temën që do të trajtohet gjatë konferencës. Ky takim me mediat vjen në një kohë të ndjeshme, vetëm një ditë pasi Kurti nuk arriti të formojë qeverinë e re.
Në votimin e mbajtur për këtë çështje, ai mori mbështetjen e 56 deputetëve, ndërsa 52 votuan kundër dhe 4 abstenuan. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, theksohet vetëm vendi dhe koha e zhvillimit të konferencës, pa zbuluar detaje të tjera mbi agjendën e saj.

Leave a Reply