Veton Berisha, përfaqësues i komunitetit egjiptian, ka reaguar ndaj akuzave të rënda të Elbert Krasniqit ndaj tij.
Berisha sqaroi se ka abstenuar në votimin për qeverinë e Albin Kurtit, por do të kishte votuar pro nëse do të varej nga vota e tij. Në përgjigje ndaj Krasniqit, Berisha theksoi se Kurti në një takim i kishte pohuar se Elbert Krasniqi nuk do të emërohej sërish ministër.
Ai i mohoi pretendimet se kishte ndikuar në vendimin e Kurtit për emërimet ministrore, duke e quajtur këtë një përpjekje për të fshehur dështimin politik të Krasniqit. Berisha theksoi se gjithmonë ka bërë thirrje për bashkëpunim me Krasniqin dhe Asllanin për të përfaqësuar denjësisht komunitetet e tyre.
Ai shtoi se nuk i është lejuar të jetë pjesë e grupit parlamentar multietnik, ndonëse ka kërkuar përfshirje. Berisha u shpreh se do të vazhdojë të punojë për interesat e komunitetit egjiptian, duke i qëndruar besnik fjalës së dhënë.

Leave a Reply