Fisnik Asllani po ngjall interes të madh në arenën evropiane pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Hoffenheimin dhe kombëtaren e Kosovës.
Ai ka spikatur me golin e tij vendimtar kundër Suedisë, duke e ndihmuar Kosovën të arrijë një fitore të rëndësishme. Me 23 vite mbi supe, sulmuesi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime në nëntë ndeshje këtë sezon me ekipin gjerman.
Bayern Munich është një ndër klubet që po e vlerëson seriozisht talentin e tij. Sipas Florian Plettenberg, ata e kanë përfshirë Asllanin në listën e tyre për të zëvendësuar Harry Kane nga sezoni 2026/27.
Bayerni, nën drejtimin e Eberl dhe Freund, ka vënë re zhvillimin e tij dhe është informuar për klauzolën e lirimit të lojtarit. Ndërkohë, Barcelona dhe klube të tjera të mëdha evropiane po ndjekin nga afër situatën e tij.
Vlera e tij në treg ka arritur 18 milionë euro, duke reflektuar performancën e tij të lartë. Asllani më parë pati një sezon të suksesshëm me Elversbergun, ku shënoi 19 gola dhe dha 10 asistime.

Leave a Reply