Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa, por pa viktima të raportuara deri tani.
Ambasada e Kosovës në Turqi ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të shmangin ndërtesat e pasigurta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Për çdo emergjencë, ambasada ka publikuar kontaktet e saj:
Ambasada e Kosovës në Ankara mund të kontaktohet në numrin +90 542 711 80 99 ose përmes emailit [email protected].
Ndërsa Konsullata e Përgjithshme në Stamboll ofron ndihmë në numrin +90 531 105 63 91 ose në [email protected]. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për të ofruar ndihmë dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e forta.
Ndërkohë, qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e mëtejshme zyrtare.

Leave a Reply