Arrestohet pronari i “Valoni Titan” pas incidentit në punë

Një incident ka ndodhur në kompaninë “Valoni Titan” në Gjilan, ku një punëtor, Rinor Haxhiu, ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të tij.

Në lidhje me këtë ngjarje, pronari i firmës, Naser Deliu, është ndaluar për 48 orë nga policia, pas urdhrit të Prokurorisë. Burimet tregojnë se, pas hetimeve dhe konsultimeve me Prokurorin e çështjes, Deliu është intervistuar për të dhënë sqarime mbi kushtet e punës dhe procedurat e sigurisë në kompani.

Pas shqyrtimit të deklaratave të tij dhe provave të mbledhura, është marrë vendim për ndalimin e tij. Deliu është dërguar në Qendrën e Ndalimit Policor për një periudhë 48-orëshe.

Rasti do të procedohet me kallëzim penal për dyshimet mbi veprat penale të “Asgjësimit, dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimit të sigurisë në vendin e punës”. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Themelore në Gjilan për procedim të mëtejshëm.

Hetimet po vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *