Policia zbulon fitimet e padeklaruara të “Sante Plus”

Policia e Shqipërisë ka njoftuar për sekuestrimin e pasurive të subjekteve “International Medicare shpk” dhe “Sante Plus Group”, përfshirë një spital privat në zonën e Zogut të Zi, Tiranë.

Ky objekt, me një vlerë të përafërt prej 3 milionë euro, u identifikua si pjesë e veprimeve të paligjshme gjatë operacionit “Bilanci”. Hetimet zbuluan se subjekti nuk kishte deklaruar fitime mbi 1 milion euro për periudhën 2024-2025.

Gjithashtu, u konstatua se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara dhe në institucion punësoheshin persona pa sigurime. Vendimi për sekuestrinë e spitalit u ekzekutua nga specialistët e krimeve ekonomiko-financiare nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Hetimet vazhdojnë për të evidentuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të lidhura me aktivitetet kriminale. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hapat e mëtejshëm ligjorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *