Një përplasje e rëndë ndodhi pranë kalasë së Beratit, ku një turist nga Tirana u vra pasditen e së martës.
Ngjarja filloi pasi Keli Hoxha, së bashku me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bëri foto me një kalë pa paguar. Debati që pasoi me pronarin e kalit, 63-vjeçarin Kristo Mema, përfundoi tragjikisht kur ky i fundit qëlloi me thikë viktimën para familjarëve të tij.
Autori, i cili ka precedent penal në Greqi, u arrestua nga policia. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e turistëve në zonë.

Leave a Reply