Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Riad me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.
Gjatë bisedës, u theksua marrëdhënia e shkëlqyer mes dy vendeve, e cila është ndërtuar mbi themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Osmani shprehu në një postim në Facebook se dy vendet janë të përkushtuara për të zgjeruar partneritetin e tyre dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të rëndësishme si mbrojtja, tregtia dhe teknologjia e informacionit.
Në takim, u konfirmua gatishmëria për të hapur kapituj të rinj në këto fusha, duke synuar thellimin e mëtejshëm të lidhjeve bilaterale.

Leave a Reply