Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, diskutoi për bisedën e tij të parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Limaj shpjegoi se Kurti i kishte shprehur dëshirën për një partneritet dhe përfshirjen e tij në qeveri. Gjatë takimit, Limaj i kishte bërë të qartë Kurtit se nëse qëllimi ishte vetëm sigurimi i votave të Nismës, ishte i gatshëm t’i jepte ato pa kushte.
Limaj theksoi se nuk dëshironte ta vendoste kryeministrin në një situatë të vështirë dhe ishte i vendosur të ndihmonte në krijimin e institucioneve. Ai gjithashtu sqaroi se do të dilte në parlament për të shpjeguar vendimin e Nismës për të mbështetur një qeveri të pakicës pa marrë pjesë aktive në të.
Kurti, nga ana e tij, kishte shprehur mirënjohje për këtë qëndrim dhe theksoi interesin për një partneritet të vërtetë, duke përfshirë edhe përfaqësimin në qeveri me ministri.

Leave a Reply