Analisti Dibran Hoxha ka theksuar se disa mekanizma politikë po shfrytëzohen për të ushtruar presion mbi deputetët gjatë procesit të vendimmarrjes në Kuvend.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing të T7, Hoxha ka argumentuar se Lëvizja Vetëvendosje synon të krijojë një klimë trysnie morale dhe politike ndaj anëtarëve të Kuvendit. Ai ka përmendur se përdorimi i Gjykatës Kushtetuese shërben si një mjet për të zvarritur proceset, ndërsa objektivi kryesor mbetet ushtrimi i presionit ndaj deputetëve.
Sipas Hoxhës, ka një përpjekje për të imponuar vendime duke përdorur si justifikim rrezikun e shantazhit moral dhe politik, i cili mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe aspekte të tjera të rëndësishme.

Leave a Reply