Juventusi është pranë emërimit të Luciano Spallettit si trajner i ri, një zhvillim që pritet të bëhet zyrtar brenda së enjtes, sipas burimeve italiane.
Spalletti ka arritur një marrëveshje paraprake për të marrë drejtimin e ekipit, pas shkarkimit të Igor Tudor, i cili u largua pas rezultateve të dobëta. Ekipi torinez pati një fillim të mirë sezoni, por më pas u përball me një periudhë të vështirë pa fitore, gjë që çoi në ndryshimin e trajnerit.
Ky do të jetë angazhimi i parë i Spallettit në një klub që prej largimit nga Napoli në vitin 2023, ku punoi për dy vite. Pas kësaj periudhe, ai mori drejtimin e Kombëtares së Italisë, duke zëvendësuar Roberto Mancin.
Megjithatë, në qershor të vitit 2025, pas një ndeshjeje të humbur ndaj Norvegjisë, ai u shkarkua. Juventus dhe Spalletti duket se janë gati të fillojnë një kapitull të ri së bashku.

Leave a Reply