Në mes të tensioneve politike në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po forcojnë bashkëpunimin lokal.
Sot, këto dy parti kanë finalizuar tri koalicione në qytete të ndryshme, duke përfshirë Pejën, Junikun dhe së fundi Prizrenin. Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, konfirmoi marrëveshjen me kandidatin e LVV-së, Artan Abrashi.
Ai theksoi përkushtimin e partisë së tij për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre në nivelin lokal. Krasniqi vuri në dukje se AAK-ja në Prizren është e angazhuar për të punuar në përputhje me programin politik dhe zhvillimor të partisë, duke synuar një Prizren të drejtë dhe të zhvilluar.
Përmes këtij koalicioni, AAK dhe LVV synojnë të ofrojnë një qeverisje të qëndrueshme dhe në shërbim të komunitetit.

Leave a Reply