Në fshatin e qetë Dobrajë të Vogël të Lipjanit, Selvete Kadriaj ka gjetur një fillim të ri në shtëpinë modeste ku jeton me bashkëshortin e saj të ri, Elham Kurteshaj.
E larguar nga një martesë 11-vjeçare e mbushur me izolim dhe nënshtrim, Selvetja tregon se për herë të parë pas shumë vitesh ndjehet e lirë dhe e qetë. Ajo u largua nga ish-burri, Gafurr Rexhepi, tre vjet më parë, duke marrë me vete djalin e vogël dhe duke e lënë katër fëmijët e tjerë në kujdesin e tij.
Gjatë kësaj periudhe, ajo u mbështet në ndihmat financiare nga Qeveria e Kosovës për të përmbushur nevojat e djalit të vogël. Selvetja u njoh me Elhamin përmes TikTok-ut dhe, pas një jave, vendosi të fillonte një jetë të re me të në Dobrajë të Vogël.
Ajo ka vendosur të mos ketë kontakte me pesë fëmijët, edhe pse ish-burri i saj ka lejuar që të takohet me ta. Ky vendim e ka ndihmuar të ndërtojë një kapitull të ri në jetën e saj.

Leave a Reply