Mushkolaj kritikon marrëveshjet për balotazh të partive në Kosovë

Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar me ironi lidhur me marrëveshjet e fundit të ndërmjet partive politike për balotazhin në disa komuna.

Ai shprehu mendimet e tij përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar bashkëpunimet e arritura midis Vetëvendosjes dhe AAK-së në komunat Fushë Kosovë, Prizren dhe Junik. Mushkolaj theksoi kontradiktat në retorikat e ashpra që këto parti kanë përdorur kundër njëra-tjetrës gjatë viteve.

Duke përmendur liderët e partive, ai ironizoi duke thënë se bashkëpunimi është bërë mes partisë së drejtuar nga Albin Kurti, të cilin e cilësoi “njeri i Serbisë”, dhe partisë së Ramush Haradinajt, “miku i Radoiçiqit”. Ai shtoi se këto marrëveshje janë realizuar për të mirën e vendit, duke nënkuptuar një dozë ironie në qëndrimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *