Dy të ndaluar në Ferizaj, gjenden me kokainë dhe para kesh

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm kundër narkotikëve, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotrope.

Operacioni është zhvilluar më 22 shtator 2025, rreth orës 21:30, ku gjatë kontrollit të disa objekteve janë sekuestruar 734.4 gram kokainë, 15,005 euro para të gatshme, 3,950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy automjete dhe disa objekte të tjera të lidhura me rastin. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë mbajtur nën arrest, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të përfshirjes në tregtinë e narkotikëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *