FSK-ja përgatitet me pajisje të reja për misionet shpëtimi

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me veshmbathje të reja për njësitë e tyre të kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe njësinë K9.

Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar procedurat e tenderit dhe ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Sodex Group Sh.P.K.” për një periudhë prej 36 muajsh. Kontrata, e cila synon të përmirësojë operacionalitetin dhe efikasitetin e FSK-së, kap vlerën prej 103,910 euro, pak më pak se vlera fillestare e parashikuar prej 105,000 euro.

Procedurat e prokurimit u përmbyllën me sukses, duke lejuar që furnizimi të kryhet sipas specifikimeve teknike të caktuara. Ministri Ejup Maqedonci dhe dikasteri që ai udhëheq, kanë theksuar rëndësinë e këtij furnizimi për përmbushjen e misionit të FSK-së.

Ky furnizim do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe në përmirësimin e reagimit të tyre në situata emergjente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *