Presidentja Osmani në Riad: EXPO 2030, shans për Kosovën

Gjatë vizitës së saj në Riad, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin “Future Investment Initiative” (FII) me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman.

Në këtë kuadër, ajo zhvilloi takime me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, dhe Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri. Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se EXPO 2030 në Riad do të jetë një mundësi e vlefshme për Kosovën për të prezantuar potencialin e saj në inovacion dhe teknologji.

Gjatë takimeve, u diskutua për investime strategjike dhe projekte zhvillimore, si dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *