Komuna reagon ndaj akuzave të VV-së për pllakën në Prelluzhë

Pak ditë para balotazhit për kryetar të Vushtrrisë, disa përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë kundër kryetarit aktual dhe kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.

Ata kanë shpërndarë një fotografi që tregon një pllakë përkujtimore në fshatin Prelluzhë, e cila mban emrat e disa serbëve të vrarë dhe bën thirrje për hakmarrje. Aktivistët e VV-së pretendojnë se leja për këtë pllakë është dhënë nga Komuna e Vushtrrisë me miratimin e Idrizit.

Në përgjigje, zyrtarja për informim e Komunës, Mirjeta Duraku, ka deklaruar se nuk është lëshuar leje për këtë lapidar dhe se ai ka ekzistuar që përpara, gjë që dëshmohet me imazhe nga GeoPortal të vitit 2018. Komuna ka premtuar se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për të trajtuar çështjen.

Reagime ka pasur edhe nga veterani i UÇK-së, Gëzim Saraçi, i cili ka ironizuar pretendimet, duke sqaruar se pllaka përkujton përleshjen e Batalionit të Parë të Brigadës 142 të ZOSH-së më 18 maj 1999.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *