Dua Lipa kryeson si artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani

Pasuria e Dua Lipës ka njohur një rritje të madhe, falë suksesit global të turneut “Radical Optimism”, fejesës me aktorin britanik Callum Turner dhe bashkëpunimeve me marka të njohura si Versace dhe Porsche.

Përveç muzikës, ajo ka zgjeruar ndikimin e saj në fusha të tjera, duke përfshirë një podcast, një klub letrar dhe debutimin në aktrim, çka e bën një nga figurat më të plotësuara në showbiz-in ndërkombëtar. Në renditjen e revistës “Heat”, aktori Tom Holland zë vendin e dytë me një pasuri prej £35.7 milion, ndërsa Lewis Capaldi renditet i treti me £35 milion.

Lista e dhjetë më të pasurve përfshin, ndër të tjerë, Millie Bobby Brown dhe Jorja Smith. Revista nënvizon se muzika, filmi dhe podcasting-u janë fushat që po krijojnë më shumë milionerë të rinj.

Artistë të rinj si Holly Humberstone dhe Leo Woodall janë futur për herë të parë në këtë listë. Amber Davies, e njohur nga “Strictly Come Dancing”, arrin vendin e 30-të me £1.7 milion.

Kjo arritje e Duas tregon fuqinë e saj si një ikonë financiare dhe artistike në skenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari rrënjët e saj kosovare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *