Në prag të balotazhit, po vërehet një përpjekje për të manipuluar opinionin publik përmes fotografive dhe tregimeve të shtrembëruara lidhur me një pllakë përkujtimore në Prelluzhë.
Kjo çështje po përpiqet të lidhet padrejtësisht me Kryetarin Ferit Idrizi, megjithëse vendosja e pllakës daton në vitin 2018, shumë përpara se ai të merrte postin e Kryetarit të Komunës. Kjo fushatë kundër Idrizit ka kaluar kufijtë e etikës politike, duke u mbështetur në shpifje që nuk mund ta ndryshojnë realitetin.
Idrizi dhe familja e tij kanë qenë pjesë aktive e UÇK-së, me disa anëtarë që kanë rënë dëshmorë. Kjo e bën të pakuptimtë çdo akuzë ndaj tij për mungesë patriotizmi.
Qytetarët e Vushtrrisë e njohin mirë kontributin e Idrizit dhe për këtë arsye, këto përpjekje për njollosje nuk do të kenë ndikim. Ata pritet t’i japin atij mbështetje të fuqishme, duke refuzuar këtë fushatë të turpshme me përbuzje.

Leave a Reply