Policia u informua sot rreth orës 15:00 për një ngjarje në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut, ku u gjet një person pa shenja jete.
Viktima, një grua 67-vjeçare me inicialet R.M., është gjetur e varur në shtëpinë e saj. Informacioni u përcoll nga djali i saj, i cili e kishte zbuluar atë në këtë gjendje.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë njësitë policore dhe stafi mjekësor emergjent, të cilët konfirmuan vdekjen e viktimës. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po e trajtojnë çështjen si një “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë në vazhdim për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply