Ferit Idrizi raporton kërcënimet e Sylejman Mehollit në polici

Pas një debati televiziv në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka raportuar një kërcënim të marrë nga kundër-kandidati i tij, Sylejman Meholli i Lëvizjes Vetëvendosje.

Idrizi ka sqaruar se ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Prishtinë, duke qenë i shoqëruar edhe nga dëshmitarë të tjerë. Në një postim të bërë për qytetarët e Vushtrrisë dhe mbështetësit e tij, Idrizi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë incident, duke e dënuar aktin si të papranueshëm dhe duke theksuar se gara politike duhet të përqendrohet në ide dhe projekte, e jo në kërcënime.

Ai ka falënderuar përzemërsisht të gjithë për mbështetjen e treguar përmes thirrjeve dhe mesazheve. Idrizi gjithashtu ka siguruar se do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët me përgjegjësi dhe dinjitet ndërsa institucionet përkatëse po e trajtojnë çështjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *