Kosova mund Britaninë, shpreson kualifikimin për Botërorin 2027

Kombëtarja e hendbollit të Kosovës ka arritur një fitore mbresëlënëse kundër Britanisë së Madhe, të mërkurën në mbrëmje në Derby të Anglisë, me rezultat përfundimtar 32:26.

Ndeshja ka nisur me epërsinë e Kosovës, falë golit hapës të Leonard Gegajt, por britanikët reaguan shpejt me një seri prej 5:1. Pas një çerek ore, rezultati u barazua në 5:5, por kosovarët morën kontrollin dhe ruajtën avantazhin deri në fund.

Në përfundim të pjesës së parë, Kosova kishte një avantazh prej katër golash, 15:11, dhe menaxhoi me sukses lojën në pjesën e dytë, duke e mbyllur ndeshjen me një diferencë prej gjashtë golash. Leonard Gegaj spikati me performancën e tij, duke shënuar nëntë gola.

Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj kontribuan me nga pesë gola secili. Për Britaninë e Madhe, Francisco Pereira ishte lojtari më produktiv me pesë gola.

Të dielën, Kosova pret të përballet sërish në Prishtinë, me shpresën për të siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *