Latifi: SHBA dhe Izraeli, kyç në njohjen e Kosovës nga Siria

Profesori i universitetit, Blerim Latifi, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Siria është një pasojë e ndryshimeve në politikën e këtij shteti, pas rënies së regjimit të Asadit dhe kalimit të tij në sferën e ndikimit amerikan.

Latifi thekson se kjo njohje përbën një përfitim të tërthortë nga suksesi i Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai i ka quajtur të pabaza tregimet e tjera që lidhen me këtë proces njohjeje.

Përmes një njoftimi nga Damasku, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur vendimin e Sirisë për të njohur Kosovën, duke falënderuar përkrahjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite. Latifi sqaron se Siria, e cila më parë ishte e lidhur ngushtë me Iranin dhe Rusinë, tani është zhvendosur drejt ndikimit amerikan.

Ndërhyrja e Izraelit që shkatërroi Hamasin dhe goditi Hezbollahun e Iranin, ka ndikuar në këtë zhvendosje të madhe gjeopolitike, duke sjellë përfitime për Kosovën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *