Tre të arrestuar në Pejë për kultivim narkotikësh në Sverkë

Në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, janë arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me veprat penale të kultivimit dhe tregtimit të drogës.

Ky aksion, i zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, është pjesë e hetimeve të koduara si “Vera 2024”. Operacioni është përqendruar në fshatin Sverkë të komunës së Pejës, ku vitin e kaluar u zbuluan plantacione me rreth 3,000 bimë narkotike dhe një ton marihuanë.

Arrestimet u kryen nga Njësiti Special Intervenus në rajonet e Pejës dhe Gjakovës. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit, ndërsa janë sekuestruar dy automjete, tre telefona celularë dhe një shumë parash në kesh.

Prokuroria do të kërkojë sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurën penale brenda afatit ligjor. Në kuadër të këtij rasti, më parë janë arrestuar edhe tetë persona në Shqipëri, si pjesë e një bashkëpunimi ndërkufitar për luftimin e kultivimit të narkotikëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *