Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka shpallur njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, duke marrë mbështetje nga Turqia.
Në një njoftim publik, Al-Shaibani theksoi rëndësinë e këtij hapi për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në komunikatën e tij, ai vuri në dukje se ky vendim është marrë nën patronazhin e Arabisë Saudite.
Siria ri thekson respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje, duke njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës. Al-Shaibani shtoi se Damasku është i përkushtuar ndaj vullnetit dhe aspiratave të popullit të Kosovës.
Ai shprehu shpresën për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe mes Damaskut dhe Prishtinës, duke promovuar stabilitet dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet kombeve.

Leave a Reply