Krasniqi dhe Haradinaj pranojnë ftesën për takimin nga Osmani

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e nesërm të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky takim synon të diskutojë caktimin e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë së re. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, bëri të ditur për Sinjalin se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, do të jetë i pranishëm në këtë takim.

“Po, e kemi marrë ftesën dhe Kryetari merr pjesë,” deklaroi ajo. Nga ana tjetër, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt, kreut të partisë së tij.

“Po, do të marrë pjesë në takim,” tha Xhemajli. Kjo mbledhje e thirrur nga presidentja vjen pas përpjekjeve për formimin e qeverisë së re, duke tërhequr vëmendjen e subjekteve kryesore politike në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *