Ministri Mehaj përshëndet Turqinë në 102-vjetorin e Republikës

Me rastin e 102-vjetorit të Ditës Shtetërore të Republikës së Turqisë, ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur urimet e tij të ngrohta për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk.

Ai ka vlerësuar historinë një shekullore të Turqisë, e cila ka kaluar sfida të shumta në rrugën drejt zhvillimit dhe forcimit të institucioneve moderne. Mehaj ka theksuar marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunimin strategjik mes Kosovës dhe Turqisë, duke e cilësuar këtë të fundit si një aleate të palëkundur.

Ai ka përmendur mbështetjen turke në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet si dronët Bayraktar dhe sistemet OMTAS. Në postimin e tij, Mehaj ka rikujtuar ndihmën që Kosova i ofroi Turqisë pas tërmetit shkatërrues, duke theksuar reagimin e shpejtë të ekipeve kosovare të kërkim-shpëtimit.

Në përfundim, ai ka falënderuar popullin turk për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke uruar për këtë ditë të shënuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *