Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një forum në Paris, ku diskutoi mbi të ardhmen e misioneve paqeruajtëse të OKB-së dhe përgjegjësitë globale.
Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje se Kosova përfaqëson një histori suksesi të dyfishtë: ndërhyrja e NATO-s që ndaloi gjenocidin serb dhe zhvillimi i qëndrueshëm demokratik pas pavarësisë. Kurti theksoi se, me fuqizimin e shtetit, është ulur nevoja për prezencë të madhe ushtarake ndërkombëtare, ndërsa ekonomia ka përparuar ndjeshëm.
Ai raportoi se PBB-ja për frymë është gjashtëfishuar që nga viti 2000, duke ilustruar përfitimet makroekonomike dhe sociale të pavarësisë. Duke folur për rëndësinë e dialogut dhe multilateralizmit, Kryeministri përmendi Bashkimin Evropian si një model për paqe dhe prosperitet.
Ai gjithashtu diskutoi përpjekjet e Kosovës për të forcuar njohjen ndërkombëtare dhe dëshirën për t’u integruar në BE dhe NATO, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Leave a Reply