KEK triumfon në arbitrazh ndërkombëtar, merr 9 milionë euro

Blerim Sallahu, ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë, ka bërë të ditur se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka fituar një rast arbitrazhi ndërkombëtar në Zvicër kundër kompanive KEDS dhe KESCO.

Ky sukses është arritur në bashkëpunim me Avokaturën Shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë çështje ligjore, KEK-u kishte ngritur një padi ndaj KEDS dhe KESCO për mosshlyerjen e faturave të interesit për energjinë elektrike të përdorur gjatë periudhës 2020-2024.

Vendimi i arbitrazhit ka detyruar këto kompani të paguajnë afërsisht 9 milionë euro në formë kompensimi dhe për mbulimin e shpenzimeve procedurale. Sallahu theksoi se ky rezultat tregon për sukseset e qeverisë në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë objektiva ambicioze në mandatin e ardhshëm, me rezultate që do të kenë ndikim të gjerë në institucionet dhe jetën e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *