Qeveria e Vetëvendosjes, e cila aktualisht është në detyrë pa mandat të plotë dhe me vendim të Gjykatës Supreme që e cilëson të paautorizuar në vendimmarrje, ka nisur një fushatë zgjedhore duke përmendur rritjen e pagës minimale.
Ministri Hekuran Murati ka ndërmarrë hapa për të nisur këtë proces, ndonëse ligjshmëria e tij mbetet e paqartë për shkak të statusit të qeverisë. Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar këtë lëvizje, duke e cilësuar si “blerje të votës” dhe “hipokrizi”.
Ai theksoi se gjatë katër viteve në pushtet, qeveria nuk e kishte pranuar rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke përmendur një “formulë” penguese. Tani, gjatë kohës që është në detyrë dhe në mënyrë të kundërligjshme, ka propozuar sërish këtë rritje.
Demhasaj pyet publikisht ku ka mbetur kjo “formulë” që më parë e bënte të pamundur rritjen e pagës.

Leave a Reply